Nënshkruhet kontrata për investim mbi 70 milionë euro për ankandin e parë solar të Kosovës

Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar një kontratë për një central solar prej 100 megavateve në Kramovikë të Rahovecit me konsorciumin "Orllati", i cili do të investojë mbi 70 milionë euro

Foto nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar kontratën me fituesin e ankandit të parë solar në Kosovë për centralin prej 100 megavateve në Kramovikë të Rahovecit.

Kompania fituese do të investojë mbi 70 milionë euro në Kosovë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se ky projekt është në dobi të sigurisë energjetike, qytetarëve dhe të ambientit.

Ajo ka njoftuar se kjo kontratë është bërë me konsorciumin “Orllati”, i përbërë nga Orllati Groupe nga Zvicra, Holdigaz nga Zvicra, ZPV nga Gjermania dhe Jaha Solar nga Kosova.

“Ky ankand do të jetë vetëm i pari prej shumë sosh që do të zhvillojmë në të ardhmen. Kosova po dëshmon që po bëhet një mjedis i favorshëm në investimet e sektorit të energjisë, dhe jo vetëm. E gjithë kjo është në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që ndikon edhe në përmirësimin e ambientit”, ka thënë mes tjerash Rizvanolli.

Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë Orllati, Avni Orllati, ka theksuar se dobitë e këtij projekti do të jenë të mëdha për Kosovën.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika