Netanyahu urdhëron evakuimin e civilëve nga Rafahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar përgatitjen e një plani për evakuimin e popullsisë në Rafah, një qytet në jug të Rripit të Gazës, përpara një pushtimi të mundshëm të Izraelit në këtë zonë. Ky njoftim erdhi pas kritikave ndërkombëtare për planet e Izraelit për të pushtuar Rafahun, një qytet i mbipopulluar që ndodhet pranë kufirit me Egjiptin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu flet në një konferencë shtypi në bazën ushtarake Kirya në Tel Aviv, Izrael, më 28 tetor. Abir Sultan/Pool/AFP/Getty Images

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netayahu, tha se ka urdhëruar ushtrinë që të përgatisë një plan për evakuimin e popullatës në Rafah, para një pushtimi të pritur izraelit në këtë qytezë në jug të Rripit të Gazës.

Netanyahu e bëri këtë njoftim të premten, më 9 shkurt, pas kritikave ndërkombëtare për planin e Izraelit për të pushtuar këtë qytet të stërmbushur me banorë, që gjendet në kufi me Egjiptin.

Izraeli tha se Rafahu është bastioni i fundit i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe i duhet të dërgojë trupat për të kompletuar planin e tij të luftës kundër grupit radikal palestinez.

Vlerësohet se 1.5 milion palestinezë gjenden në qytezën e Rafahut, pasi kanë ikur nga luftimet në pjesët e tjera të Gazës.

Netanyahu tha të premten se është i nevojshëm “një operacion masiv” në Rafah. Kryeministri izraelit tha se u ka kërkuar zyrtarëve të sigurisë që të prezantojnë “një plan të dyfishtë” do të përfshinte evakuimin e civilëve dhe një operacion ushtarak për të “kolapsuar” njësitë e mbetura të Hamasit.

Më herët, Egjipti, që ndan një kufi me Rafahun, ka thënë se çdo operacion tokësor në zonën e Rafahut, apo ndonjë zhvendosje e madhe përtej kufirit, do të minonte traktatin 40-vjeçar të paqes që ka me Izraelin, shkruan REL.

Lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit u nxit pasi grupi radikal palestinez kreu sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Në Gazë, si pasojë e ofensivës izraelite, janë vrarë mbi 27.000 palestinezë, janë zhvendosur shumë të tjerë dhe çereku i popullsisë është në prag të urisë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika