Neymar zemëron Brazilin: Organizoi një festë pasi mbërriti në Sao Paulo

Eliminimi i Brazilit nga Kampionati Botëror është ende i freskët në lajme, por ylli brazilian ka organizuar një festë me shokët e tij

Neymar pas golit të tij ndaj Kroacisë





Ka kaluar vetëm një javë nga eliminimi i Brazilit në çerekfinale kundër Kroacisë dhe Neymar tashmë është kthyer në lajme për diçka që nuk ka lidhje me futbollin.

Ylli i PSG thuhet se është kthyer në “zakonet e tij” të vjetra, dhe ka qenë “jashtë kontrollit” që kur mbërriti në qytetin brazilian, Sao Paulo. Pasi ai ka bërë një festë të madhe në shtëpinë e motrës së tij, siç raporton Marca.

Neymar ishte përpjekur ta bënte sa më diskrete ngjarjen për të shmangur skandalet dhe rrjedhjet e mundshme në media, megjithëse sipas mediave kjo dështoi.

I pranishëm në festë ishte edhe shoku i tij i skuadrës Antony , lojtar i Manchester United, si dhe disa personazhe publike braziliane, si këngëtari Joao Gomes.

“Ky djalosh nuk është as për ekipin kombëtar. Vetëm shikoni se si luan për ekipet e tij dhe shikoni se si luan për kombëtaren braziliane. E patë si luajti Messi dje?”, kështu ishte një koment i tërbuar në internet.

Neymar kishte ndarë mesazhet që ai ka shkëmbyer me shokët e skuadrës së Brazilit pas daljes së tyre në çerekfinale nga Kupa e Botës për të treguar se sa shumë donin të fitonim Kupën e Botës dhe sa të bashkuar ishin.

Pas eleminimit nga Kupa e Botës, sulmuesi ka thënë se ishte “i shkatërruar psikologjikisht” nga humbja.

Megjithatë, pas humbjes nga Kroacia me penallti, mediat braziliane kanë sugjeruar se skuadra nuk ishte e bashkuar.

Neymar ishte vendosur të ekzekutonte penalltinë e pestë të Brazilit, por gabimet nga Rodrygo dhe Marquinhos nënkuptuan se fati i tyre ishte tashmë i vulosur.

30-vjeçari më pas ka zbuluar përmes Instagramit se ka dërguar mesazhe mbështetëse për të dy lojtarët, si dhe për mbrojtësin veteran Thiago Silva.

Neymar ka luajtur në tre Kupa Botërore dhe barazoi rekordin zyrtar të golave të Peles prej 77 në 124 paraqitje për skuadrën e meshkujve të Brazilit, kur ai kaloi ekipin e tij përpara kundër Kroacisë gjatë kohës shtesë.

Megjithatë, ai ende nuk ka arritur në një finale të Kupës së Botës – dhe mungoi për shkak të lëndimit kur Gjermania mposhti mikpritësit e turneut 7-1 në gjysmëfinalen e 2014. Brazili më pas doli nga gara në fazën çerekfinale në 2018.





Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika