Nis ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së në Ferizaj

Sot është bërë gurthemeli i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, menaxhmentin e QKMF-së dhe mjekët

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, menaxhmentin e QKMF-së dhe mjekët, kanë vënë sot gurthemelin objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Aliu ka shkruar në Facebook se kjo është një vepre publike madhore që i jep zgjidhje për dekada nevojave hapësinore për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Ferizaj, ndërtimit të objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, që do të shtrihet në afro 5000m2 sipërfaqe, mbi trefishi i objektit ekzistues të QKMF-së, bashkëfinancim ky mes komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Falënderim Ministrisë së Shëndetësisë dhe kreut të saj që për vite u angazhuam bashkë në jetësimin e këtij projekti. Urime mantelbardhëve dhe gjithë qytetarëve ferizajas”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika