Nisin punimet në Kuvendin Kombëtar të PD-së

Zyrtarisht ka nisur punën Kuvendi Kombëtar për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe shtyrjen e mandatit të Komisionit të Rithemelimit. Sali Berisha e ka quajtur këtë ditë si "ditëlindja e dytë" e PD-së

Kuvendi i PD-së, foto Top Chanel

Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Kuvendi nisi punët pas ardhjes së Sali Berishës në hapësirat e Pallatit të Kongreseve.

Berisha, i cili falënderoi të gjithë anëtarët e PD-së, ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ai tha se kjo është ditëlindja e dytë e Partisë Demokratike.

“Së pari, një përshëndetje të përzemërt të gjithë delegatëve të ftuarve në këtë sallë. Mbi 40 e ca mijë anëtarëve që morën pjesë, përshëndetje më të përzemërta. Zgjedhësve shqiptarë, simpatizantë të PD, kjo është ditë e një rëndësie të madhe. Ditëlindja e dytë e PD-së, në konstituimin e forumit të saj si opozitë e vërtetë”, ka deklaruar Berisha.

Salih Berisha, foto Top Chanel

Më herët se Berisha, kishte arritur ish-kryeparlamentarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Në një prononcim për mediat Topalli e ka konsideruar mbledhjen e kuvendit të PD-së, një ditë kthese për opozitën.

Komisioni i Rithemelimit ka nisur punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pjesëmarrës janë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.

Teksa rreth 35 deputetë të PD kanë braktisur Kuvendin e Rithemelimit, disa janë bashkuar për herë të parë me “Rithemelimin”.

Në fotot brenda sallës, të pranishëm janë figurat e vjetra të rikthyera, si, Topalli e Imami, të cilët pranuan ftesën e Sali Berishës për rikthim në PD, raporton Top Channel.

Të pranishëm janë edhe deputeti Kasem Mahmutaj dhe Ina Zhupa, të cilët i janë bashkuar për herë të parë Kuvendit të Berishës.

Ky i fundit, është ulur mes dy zonjave në sallë, bashkëshortes së tij dhe Albana Vokshit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika