Një 54-vjeçar gjendet pa shenja jete në Viti

Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në objektin e Tregut të Gjelbër në Viti

Një 54-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në “Tregun e Gjelbërt” në Viti.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, dyshimet e para janë për vetëvrasje.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast.

“Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është vërejtur një person pa shenja jete në objektin e Tregut të Gjelbër në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Viti. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, si dhe ekipet mjekësore. Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi kosovar shqiptar (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhvilluar Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale”, ka thënë Hashani.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika