Një kontigjent i Shqipërisë i bashkohet misionit të KFOR-it në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar se një kontigjent i Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar se një kontigjent i Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë.

Ministri Peleshi ka thënë se pjesëmarrja në këtë mision të NATO-s është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.

Ai ka shtuar se duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR-it për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, “Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”.

“Një tjetër kontigjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon. Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika