Një orë gjumë më tepër pas ndryshimit të orës, efektet dhe ndikimi

Të dielën ka ndryshuar ora, nga verore në dimërore, që i bie se njerëzit do të bëjn një orë më shumë gjumë. Megjithatë, çfarë ndikimi apo efekti mund të ketë ky ndryshim i orës dhe një orë më shumë gjumë te njerëzit, mund të lexoni në këtë artikull

Ilustrim





Kur vjen koha për t’u zgjuar, njeriut i duket sikur edhe pesë minuta shtesë në shtrat kanë rëndësi.

Në disa raste këto pesë minuta kthehen në një orë duke ndryshuar tërësisht ritmin e ditës.

Një orë gjumë më tepër ka një ndikim të rëndësishëm në jetën dhe punën e njeriut.

Rëndësia e gjumit në jetën e njeriut

Gjumi është thelbësor për shëndetin e njeriut.

Falë tij, qelizat kanë kohë të rigjenerohen, organet rimëkëmben, trupi dhe truri marrin pushimin e nevojshëm.

E nëse ia dilni të flini qoftë edhe një orë më tepër se zakonisht, atëherë jo vetëm që do të keni një paraqitje më të mirë, por do të ndiheni më mirë dhe do të jeni më të mirë në punën tuaj.

Por fjetja për një orë më tepër është vetëm fillimi.

Ajo që për ekspertët ka rëndësi është që njeriu të caktojë një regjim të mirëfilltë gjumi të cilit duhet t’i përmbahet me përpikmëri.

Falë këtij regjimi, njeriu mund të korrë përfitimet më të mëdha prej gjumit.

Cilat janë përfitimet e një ore më tepër në gjumë?

Ilustrim

Ekspertët vlerësojnë se nëse njeriu flen një orë më tepër gjumë se zakonisht, do të ndihet mirë e do të ketë më shumë energji.

Sipas tyre, mjafton një orë gjumë më tepër që humori të përmirësohet dhe paraqitja e jashtme të jetë shumë e mirë.

Nëse gjumin e bëni shkel e shko, atëherë jo vetëm që do të ndiheni keq, do të shtoni në peshë por do të dukeni keq.

Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek kujtesa

Ilustrim

Studimet konfirmojnë se studentët që flenë 8 orë gjumë kanë një performancë më të mirë në provime.

Ndërsa, studime të tjera thonë se mungesa e gjumit ndikon jo vetëm te kujtesa por edhe performanca në punë.

Sipas ekspertëve, nëse njeriu fle keq ose jo mjaftueshëm për dy netë të vetme, në 6 ditë ai ose ajo do të ndihet i plogësht.

Pavarësisht këtyre këshillave, cilësia e gjumit pengohet nga angazhimet e ndryshme në familje dhe punë.

Por kjo nuk do të thotë që fuqia e një ore më tepër në gjumë të neglizhohet.

Problemet me gjumin mund të akumulohen dhe të nxisin pastaj probleme të tjera shëndetësore.

Njerëzit që flenë 6 orë ose më pak janë më të rrezikuar nga një fenomen i quajtur ‘fikja e trurit’ që ka të bëjë me një gjumë disa sekondësh të trurit.

Sipas ekspertëve, vendosja e një orari të gjumit është thelbësore për shëndetin.

Madje, rekomandohet që njerëzit të flenë me një orar të arsyeshëm dhe të zgjohen në mënyrë natyrale. Njashtu studimet shëndetësore, kanë vlerësuar se është shumë mirë nëse këtij orari të gjumit njerëzit i përmbahen në vazhdimësi, që nga dita e caktimit të tij.

 





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika