Një veturë përplasë shtëpinë e Boris Johnson

Të hënën, një veturë e llojit "Vauxhall Astra" ka goditur shtëpinë e Johnson që e kishte blerë në vitin 2020 bashkë me partenerën e tij Carrie Johnson

Përplasja e veturës në muret e shtëpisës së Boris Johnson

Një veturë është përplasur në pjesën e përparme të shtëpisë së kryeministrit britanik, Boris Johnson, në jug Londrës.

Sipas mediave britanike, një veturë e llojit “Vauxhall Astra”, me ngjyrë të zezë është fotografuar e përplasur me pemën dhe murin mbrojtës të shtëpisë që kryeministri thuhet se e kishte blerë me partneren e tij Carrie Johnson në vitin 2020.

Policia londineze ka thënë se nuk është kryer asnjë shkelje në aksidentin e së hënës dhe drejtuesi i mjetit është trajtuar për një lëndim të lehtë, transmeton “Telegrafi”.

Përplasja ka dëmtuar pemë dhe gardhe, gjithashtu ka rrëzuar një shtyllë të vogël dekorative në kopshtin e përparmë. Një fqinj i Johnson për “The Mail Online” ka thënë se vendasit kishin bërë shaka se kryeministri po përgatiste shtëpinë kur ai të largohej nga zyra.

Presidenti britanik Boris Johnson ka edhe një shtëpi me një fushë tenisi dhe pishinë në Oxfordshire. Fqinjët përreth e kanë përshkruar zhurmën e përplasjes si “bubullimë”. Makina është tëhequr nga vendi përfundimisht rreth orës 17:00 të mbrëmjes.

Sipas “Sky News”, kjo shtëpi kushton 1,2 milionë dollarë. Shoferi i makinës ka pësuar lëndime të lehta dhe nuk kishte nevojë të shkonte në spital, ndërsa policia ka shtuar se ky aksident nuk është ”identifikuar si shkelje”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika