Një vjet nga gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, avokatët e vlerësojnë procesin gjyqësor

Tashmë është bërë një vit prej kur ka filluar gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, ku po akuzohen për krime lufte. Avokatët, Taulant Hodaj e Artan Çerkini, e kanë theksuar mostransparencën për faktin se shumica e seancave kanë qenë të mbyllura për publikun. Ata, për Radio Dukagjini, kanë treguar se si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) do të ju ndihmonte ish-krerëve të UÇK-së t'i adresonin "shkeljet e pretenduara" në këtë proces gjyqësor

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Sot janë bërë një vjet prej kur ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar i akuzon se kanë kryer krime lufte.

Avokati Taulant Hodaj, në një prononcim për Radio Dukagjini, ka thënë se në tërësi ky ka qenë një proces i gjatë.

“Kjo fazë e gjykimit ka filluar disa vite pas procedurës kadastrale, shumë vite në bazë të trajtimit, deri në ngritjen e akrakuzës e pastaj deri në gjykim, që ka marrë me dhjetëra vite…Si periudhë e gjatë por më e gjatë kjo periudha e pas zbulimit që të akuzuarit, që tashmë janë në paraburgim dhe në anën tjetër procedura e fillimit të gjykimit ka marrë një kohë të gjatë”, ka thënë Hodaj.

Avokati, Taulant Hodaj

Ai ka thënë se kjo procedurë ka filluar të shpejtohet prej kur është marrë vendimi që numri i dëshmitarëve të zvogëlohet, nga 320 në 180 dëshmitarë.

Ndërsa për ndryshimin e prokurorëve, gjyqtarëve e avokatëve mbrojtës, avokati është shprehur se kjo nuk ka ndikim pozitiv, pasi sipas tij, rasti është voluminoz dhe duhet kohë e konsiderueshme që të përgatiten.

Ndërsa, avokati Artan Çerkini, në një prononcim për Radio Dukagjini, procesin e deritanishëm e ka karakterizuar për mostransparencë për faktin se shumica e seancave gjyqësore kanë qenë të mbyllura për publikun.

Çerkini ka thënë se është e drejtë e secilit person që akuzohet për vepër penale dhe të ketë një gjykim publik dhe se sipas tij, Gjykata ka të drejtë që të ndërmarrë disa veprime me qëllim të mbrojtjes së dëshmitarëve.

“Mirëpo, Gjykata duhet të gjejë balancin e duhur në mes parimit të publicitetit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve. Mendoj se Gjykata nuk e ka gjetur këtë mes, ngase shikuar statitikisht diku rreth 75% e seancave kanë qenë të mbyllura, kjo është vërejtja e parë. Pastaj kohëzgjajtja e paraburgimit është jashtë parametrave të praktikës së Gjykatës së Strasburgut”, ka thënë tutje ai.

Avokati, Artan Çerkini

Gjersa lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), Çerkini ka shtuar se kjo do t’ju ndihmonte ish-krerëve të UÇK-së, që përmes parashtresave në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, t’i adresojnë shkeljet e pretenduara.

Dashtë Zoti që Kosova të bëhet anëtare e KiE, dhe prej atij momenti edhe Thaçi dhe të tjerët, do të kenë mundësi që së paku për kohëzgjatjen e paraburgimit t’iu drejtohen Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut…Ngase vazhdimi i paraburgimit për një kohë të gjatë e cënon parimin e rezumimin e pafajësisë ngase një person është duke u mbajtur në burg, i privuar nga liria pa një aktgjykim të formës së prerë lidhur me fajësinë e tij ”, ka shtuar ndër të tjerash ai.

Sipas avokatit, këto janë dy çështje që janë brengosëse për vazhdimësinë e këtij procesi gjyqësor.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika