Njihuni me ëmbëlsirën e amviseve të Korçës

Paçavurja është një ëmbëlsirë fantastike që të mahnit me shijen e saj e cila përgatitet nga amviset e Korçës dhe që preferohet shumë nga turistët

Ilustrim

Paçavurja është një ëmbëlsirë fantastike që të mahnit me shijen e saj. Është një specialitet karakteristik i amvisave të Korçës.

Sot, kjo ëmbëlsirë është shndërruar në më të preferuarat e turistëve të huaj që mbeten të magjepsur prej shijes së saj, teksa e provojnë në tavernat e ndryshme korçare.

Quhet Paçavure për shkak të mënyrës së përgatitjes së saj, kjo pasi petat vendosen rrëmujshëm gjatë përgatitjes.

Është pikërisht mënyra e përgatitjes gjithë sekreti i kësaj ëmbëlsire fantastike, e cila nuk kërkon shumë kohë dhe as mund për t’u realizuar.

Kjo është receta e amviseve të Korçës për përgatitje të Paçavures:

Përbërësit që ju nevojiten:

1 pako me peta ëmbësirash të gatshëm (i gjeni në supermarkete), 6 kokrra vezë, 1 filxhan çaji me arra të thërrmuara, 1 filxhan çaji me vaj ulliri, pak gjalpë i freskët, 1 filxhan çaji me kos, 1 filxhan çaji me sheqer, 1 lugë kafeje me sodë buke, 2 pako krem karamel (i gjeni në supermarket)

 Për sherbetin ju nevojiten:

800-1 kg sheqer dhe 1 l ujë.

Përgatitja 

Petat e ëmbëlsirës i mbledhim rrëmujshëm dhe të rrudhosura i vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë dhe i vendosim të piqen në furrë.

I lëmë në furrë për pak minuta derisa fillojnë të thahen.

Ndërkohë, udhëzohet që në një tas të hidhni vezët, sheqerin, vajin e ullirit, kosin, sodën e bukës dhe krem karamelin.

Përziejini mirë të gjitha bashkë dhe më pas të gjithë masën hidheni mbi petët e thara në furrë. Sipër spërkatini me arrat e thërrmuara dhe futeni të piqet përreth 20-25 minuta.

Ndërkohë, përgatisni sherbetin duke zierë sheqerin me ujin derisa të jetë gati në formën e shurupit pak të trashë.

Pasi ta hiqni ëmbëlsirën nga furra lëreni të ftohet dhe sherbetin hidhjani sipër të nxehtë.

Priteni në forma katrore apo rombi dhe Paçavurja është gati për t’u servirur.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika