“Nuk e kuptoj pse po bëhen veprimet e tilla, mund të vijnë të diskutojmë”, thotë Trendafilova

PSD-ja protestoi të mërkurën kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur flakadanë që krijuan tym të madh të zi pranë një hoteli në Prishtinë. Megjithatë, ajo ka thënë se nuk e kupton arsyen e veprimeve të tilla, për të cilat i fton të njëjtit që të diskutojnë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka nisur takimin e saj me përfaqësues të shoqërisë civile.

Pak para takimit, Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi të mërkurën kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur flakadanë që krijuan tym të madh të zi pranë një hoteli në Prishtinë, ku besohet se ajo po mbante takim me shoqërinë civile.

Policia e Kosovës u pa duke i arrestuar disa prej anëtarëve të kësaj partie, e cila nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, ajo ka thënë se nuk e kupton arsyen e veprimeve të tilla, për të cilat i fton të njëjtit që të diskutojnë.

“Nuk e kuptoj se përse po bëhen veprime të tilla. Mund të vijnë këtu, të diskutojmë”, tha ajo.

Vizita e Trendafilovës në Kosovë vjen pak ditë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar vendosi t’ua pezullojë vizitat dhe komunikimet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë si të akuzuar për krime lufte.

Gjyqtarja bullgare në korrik të vitit të kaluar e kishte anuluar vizitën e saj në Kosovë, pas paralajmërimit për protestë nga Partia Socialdemokrate.

Ajo kishte planifikuar të takohej me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku me ta do të fliste për punët dhe zhvillimet aktuale në Dhomat e Specializuara.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika