Nura: Afro 120 familje janë evakuuar deri tani në komunën e Skenderajt

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka treguar se gjatë të enjtes së 19 janarit afro 120 familje janë evakuuar dhe të njëjtat po ndihmohen me gjëra elementare, ushqime e veshmbathje

Pamje nga evakuimi i qytetarëve në Skenderaj Foto: Dorentina Bylykbashi nga RTV Dukagjini

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në emisionin “Magazina” në RTV Dukagjini ka bërë të ditur që si pasojë e vërshimeve ditën e enjte të 19 janarit janë evakuuar rreth 120 familje.

Ndërsa, ka theksuar se të njëjtat janë akomoduar te të afërmit e tyre dhe nuk ka pasur nevojë për akomodim nga ana institucionale e komunës.

Ajo që Nura ka theksuar ka të bëjë me faktin se familjet e evakuuara kanë kërkuar ndihmë me gjëra elementare, ushqime e veshmbathje.

“Nëse krahasojmë me ditën e djeshme sot është më qetë në krahasim me ditën e djeshme, pasojat janë bukur të mëdha në aspektin material ka shifra rreth 500 euro të bizneseve, familjeve. Në të njëjtën kohë kemi edhe shumë familje që janë evakuar dhe kanë nevojë për ndihmë me gjëra elementare, ushqime, veshmbathje e të tjera”, ka deklaruar Nura.

“Rreth 120 familje i kemi evakuuar ditën e djeshme, nuk ka pasur nevojë të akomodohen në aspekt institucional sepse të gjitha janë akomoduar tek të afërmit”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, Nura ka falënderuar qytetarët e Skenderajt për kontributin e dhënë në mënyrë që familjet në nevojë të ndihmohen nga pasojat e vërshimeve.

“Dje ka qenë edhe një angazhim i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Skenderajt, familjet janë vendos te të afërmit, nuk ka pasur nevojë që ne të ju sigurojmë akomodim, nevojat janë për furnizim me ushqim”, ka thënë Nura.

Nura ka shpjeguar se qytetarët që po kërkojnë ndihmë do të ndihmohen në kuadër të buxhetit të komunës, ndërsa ka shtuar se disa biznese dhe organizata kanë qenë të gatshme për të dalur në ndihmë të qytetarëve.

“Në kuadër të buxhetit të komunës dhe shumë biznese, organizata kanë shpall gatishmërinë për të ndihmuar familjet me ushqim, dhe shpresoj që shpejt do ta kalojmë këtë problem”, ka theksuar Nura.

Për dëmet e ndodhura në komunën e Skenderajt, ai ka bërë të ditur se ka më shumë dëme infrastrukturore dhe të shtyllave elektrike.

“Ka dëmtime në infrastrukturën publike, kryesisht urat janë të dëmtuara po thuajse në tërësi, rrugët pastaj kemi rpobleme me energji elektrike sepse janë dëmtuar trafot”, ka shtuar Nura.

E rëndësishme është që ditën e premte të 20 janarit tashmë shiu në komunën e Skenderajt është ndalur edhe pse disa rrugë janë të bllokuara, siç janë ato në fshatin Llaushë dhe jo vetëm.

“Shiu është ndalë, rrugët më të bllokuara janë në fshatin Llaushë të Skenderajt, përgjatë lumit Klina të gjitha akset dhe rrugët janë të dëmtuara”, ka përfunduar Nura.

Ndërkaq,  Komuna e Skenderajit ka bërë të ditur se si pasojë e gjendjes së krijuar pas vërshimeve një pjesë e shërbimeve komunale të qytetit nuk do të mund të ofrohen.

Kryetari i komunës, Fadil Nura, ka mbledhur të premten, Bordin e Drejtorëve duke marrë vendim që të themelojë 11 komisione komunale për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

“Duke iu përgjigjur situatës së krijuar pas të reshurave të pandërprera, që kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme materiale, kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, në takimin e sotëm në orët e hershme të mëngjesit me Bordin e Drejtorëve, kanë marrë vendim që të themelojnë 11 komisione komunale me nga 5 anëtarë secili, të cilët menjëherë do të dalin në teren për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur  se nuk do të ketë orar të punës për Ekzekutivin komunal, deri në përfundimin e procesit të vlerësimit të tërësishëm të dëmeve materiale.
Për Radio Dukagjinin kanë folur edhe nga komuna e Vushtrrisë, që kryetari i kësaj komune Ferit Idrizi ka bërë të ditur se situata atje është e qetë dhe e menaxhueshme.

“Situata në komunën e Vushtrrisë është e qetë, është e menaxhueshme, shtrati i lumit Sitnica është në nivelin e normales. Mbrëmë ka pasur më shumë probleme në disa fshatra dhe në disa rrugë por janë të kalueshme”, ka deklaruar Idrizi, derisa ka theksuar se rrugët janë të kalueshme pasi komuna ka punuar në kanalet e ujit dhe një gjë e tillë ka bërë që reshjet të përjetohen më lehtë.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme, qytetarët nuk kanë pasur nevojë për evakuim. Për pesë muaj në vitin e kaluar kemi punuar në përrocka, përrenjë dhe kanale dhe ato kanë ndihmu që gjithçk të kalojë më lehtë”, ka vijuar Idrizi.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika