Nxënësit e zhvendosur në Gaza përpiqen të vazhdojnë arsimimin pas dy vjetësh pushim

Në një shkollë të lidhur me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Deir al-Balah, në Rripin qendror të Gazës, ku strehohen familjet e zhvendosura palestineze, nxënësit po zhvillojnë mësimet duke u ulur në dysheme në vend që të ulen në banka.

Në Gaza, ku arsimi është pezulluar për gati dy vjet, shumica e shkollave janë shkatërruar nga bombardimet, dhe ndërtesat e mbetura janë bërë qendra strehimi për palestinezët e zhvendosur, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

Për të vazhduar aktivitetet arsimore nëpër shkollat që palestinezët i përdorin si hapësira jetese, autoritetet po përpiqen nën kushte të vështira të krijojnë klasat dhe të sigurojnë sërish qasjen e fëmijëve në arsim.

Në klasat e privuara nga materialet themelore arsimore, nxënësit detyrohen të ulen në dysheme betoni për të mësuar.

OKB-ja thotë se në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vjetësh pushim

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika