Obrenoviq, i arrestuar për dhunë në protestën e Zveçanit, edhe dy muaj në paraburgim

Dushan Obrenoviqit i cili ishte arrestuar në fund të majit të këtij viti për protestat e dhunshme në Zveçan i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj. Ndërsa të dyshuarit tjetër, Radosh Petroviq i është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e dorëzanisë

Ushtarët e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR) përleshen me protestuesit lokalë serbë të Kosovës në Zveçan, 29 maj 2023, foto Reuters.

Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq janë dy serbët të cilët ishin arrestuar në fund të majit të këtij viti për protestat e dhunshme në Zveçan. Gjatë këtyre protestave ishte ushtrua dhunë ndaj forcave të KFOR-it, Policisë së Kosovës, por edhe gazetarëve që i mbulonin zhvillimet atje.

Së paku 30 ushtarë të KFOR-it kishin mbetur të lënduar nga ato protesta të dhunshme, tre prej tyre me armë zjarri.

KALLXO.com mëson se masa e paraburgimit i është vazhduar Dushan Obrenoviqit edhe për dy muaj të tjerë.

Kurse, të dyshuarit tjetër, Radosh Petroviq, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e dorëzanisë.

KALLXO.com mëson se shuma e specifikuar për dorëzani është 30 mijë euro.

Ky vendim i gjykatës ka ardhur pas propozimit të mbrojtjes së të dyshuarit Petroviq që t`i zëvendësohet masa, ndërsa prokuroria speciale ka dhënë pëlqimin për zëvendësimin e masës.

Këtë për Kallxo.com e ka konfirmuar vetë Gjyqtari i procedurës paraprake, Musa Konxheli.

Gjatë këtyre protestave u ushtrua dhunë ndaj forcave të KFOR-it, Policisë së Kosovës, por edhe gazetarëve që mbulonin zhvillimet atje.

Së paku 30 ushtarë të KFOR-it janë lënduar nga këto protesta të dhunshme, tre prej tyre me armë zjarri. Gjykata e Prishtinës kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dy të dyshuarit. KALLXO.com kishte siguruar dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës për dy të dyshuarit.

Sipas dosjes, i dyshuari Petroviq ka të kaluar kriminale. Dosja e Prokurorisë sqaron se të dyshuarit nga ora 6:00 e mëngjesit e deri në orët e vona të mbrëmjes së 29 majit, pranë objektit të komunës së Zveçanit kanë marrë pjesë në grupin e individëve, të cilët përmes dhunës tentuan të shkaktojnë trazira.

Konkretisht, ata nuk i kishin zbatuar urdhrat e ushtarëve të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës protestuese.

Madje, ata kishin filluar të ushtrojnë dhunë me mjete të forta, në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast janë lënduar më shumë se 30 ushtarë të forcave të KFOR – it, 3 prej tyre u lënduan nga predhat e armëve të zjarrit.

Përveç ushtarëve të KFOR-it, lëndime pësuan edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, Petroviq dhe Obrenoviq, përmes dhunës kanë dëmtuar veturat e gazetarëve, disa prej të cilave ishin djegur plotësisht, duke shkaktuar kështu rrezik të lartë për jetën e shumë gazetarëve.

Marrë parasysh të gjitha veprimet e lartcekura, personat në fjalë dyshohet të kenë kryer katër vepra penale: Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues; Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare; Sulmi ndaj personit zyrtar; dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi.

  • Këto janë dënimet sipas Kodit Penal për veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit:
  • Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, parashihet dënimi maksimal prej 5 vitesh burgim,
  •  Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, parashihet dënim maksimal prej 10 vitesh burgim,
  • Sulmi ndaj personit zyrtar, parashihet dënim maksimal prej 10 vitesh burgim,
  • Pjesëmarrja në turmë, dënimi maksimal shkon deri në 5 vite burg./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika