OBSH-ja shpall emergjencë globale për linë e majmunëve

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka aktivizuar nivelin e saj më të lartë të alarmit për shpërthimin në rritje të lisë së majmunëve, duke e shpallur virusin një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

Ky është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja, dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën, e që mund të jetë një kërcënim mjaft i rëndësishëm për shëndetin global.

Më shumë se 16 mijë raste janë raportuar tani nga 75 vende, ka thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka shtuar se kishte pesë vdekje deri më tani si rezultat i shpërthimit, raporton BBC.

Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore, pandemia e coronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.

Drejtori i OBSH-së, Tedros ka thënë se komiteti i urgjencës nuk ishte në gjendje të arrinte një konsensus nëse shpërthimi i lisë së majmunëve duhet të klasifikohej si një emergjencë shëndetësore globale.

Megjithatë, ai ka deklaruar se shpërthimi ishte përhapur me shpejtësi në mbarë botën dhe ai kishte vendosur se ishte me të vërtetë një shqetësim ndërkombëtar.

“Vlerësimi i OBSH-së është se rreziku i lisë së majmunëve është i moderuar globalisht dhe në të gjitha rajonet, me përjashtim të rajonit evropian, ku ne e vlerësojmë rrezikun si të lartë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, lija e majmunëve u zbulua për herë të parë në Afrikën Qendrore në vitet 1950.

ÇFARË ËSHTË LIJA E MAJMUNIT?

Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën tek kafshët e egra si brejtësit dhe primatët, dhe herë pas here kërcen te njerëzit. Shumica e rasteve të njerëzve kanë qenë në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore, ku sëmundja është endemike.

Sëmundja u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në vitin 1958, kur pati dy shpërthime të një sëmundjeje “të ngjashme me linë” në majmunët të cilët përdoreshin për hulumtime mjekësore – kështu mbeti emri “lija e majmunëve”. Infeksioni i parë i njohur njerëzor ishte në vitin 1970, në një djalë 9-vjeçar në një pjesë të largët të Kongos.

CILAT JANË SIMPTOMAT DHE SI TRAJTOHET?

Lija e majmunëve i përket së njëjtës familje virusesh si lija, por shkakton simptoma më të lehta.

Shumica e pacientëve përjetojnë vetëm ethe, dhimbje trupi, të dridhura dhe lodhje. Njerëzit me sëmundje më serioze mund të zhvillojnë një skuqje dhe lezione në fytyrë dhe duar që mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Periudha e inkubacionit është nga rreth pesë ditë në tre javë. Shumica e njerëzve shërohen brenda rreth dy deri në katër javë pa pasur nevojë të shtrohen në spital.

Lija e majmunëve mund të jetë fatale për një në 10 persona dhe mendohet të jetë më e rëndë te fëmijët.

Personave të ekspozuar ndaj virusit shpesh u jepet një nga disa vaksina kundër lisë, të cilat janë treguar të jenë efektive kundër lisë së majmunëve. Gjithashtu janë duke u zhvilluar medikamente antivirale.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve rekomandoi që të gjitha rastet e dyshuara të izolohen dhe kontakteve me rrezik të lartë t’u ofrohet vaksina kundër lisë.

Lija e majmunëve, çka është dhe a rrezikohet Kosova?

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika