Oda Amerikane kundër tërheqjes së Trustit

Oda Ekonomike Amerikane, ka dalë me një komunikatë publike, kundër idesë për një mundësi tjetër për tërheqjen e kursimeve pensionale. OEK, i ka bërë thirrje Qeverisë, se në vend të kësaj, t’i rishikojë politikat tatimore për produktet esenciale

Objekti i Fondit të Kursimeve Pensionale

Oda Ekonomike Amerikane ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me mundësinë e tërheqjes së kursimeve pensionale.

Përmes një komunikate për media, OEK ka bërë të ditur se ata janë kundër idesë për një gjë të tillë.

“Oda Amerikane beson fuqishëm që masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi i kursimeve pensionale ekziston, dhe që masa do të kishte përfitime afatshkurta socio-ekonomike”, thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike Amerikane

Sipas tyre, nëse preken kursimet pensionale, do ta rrezikonte mirëqenien e jetës së qytetarëve pas pensionimit të tyre.

OEK i ka bërë thirrje Qeverisë, që t’i rishikojë politikat tatimore për produktet esenciale.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale, ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht atyre me nivel më të kufizuar të të ardhurave”, thuhet në njoftimin e OEK-së.

Kundër tërheqjes së Trustit ka dalë edhe Qeveria e Kosovës.

Po ashtu, Fondi i Kursimeve Pensionale nuk e kishte rekomanduar tërheqjen e mjeteve nga ky institucion, duke thënë se ky është hapi i fundit që duhet të merret dhe atë vetëm në situata emergjente.

Partitë opozitare si, PDK, LDK e AAK, janë pro tërheqjes eventuale të një pjese të kursimeve pensionale.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika