OKB: Rreth 80 mijë njerëz u larguan nga qyteti Rafah

Në Rafah të Gazës, rreth 80 mijë njerëz janë larguar që nga e hëna, duke u përballur me zhvendosje të detyrueshme. Ushtria izraelite ka kërkuar që të strehuarit të largohen drejt një zone të zgjeruar humanitare për të gjetur ndihmë të nevojshme

Palestinezët presin të evakuohen më 7 maj, pasi forcat izraelite nisin një operacion tokësor dhe ajror në pjesën lindore të Rafah në Rripin jugor të Gazës [Hatem Khaled/Reuters]

Rreth 80 mijë njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës që nga e hëna, ka njoftuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

“Njerëzit po përballen me një tjetër zhvendosje të detyreshme në Rripin e Gazës. Askund nuk është sigurt. Kemi nevojë për armëpushim tani”, ka shkruar UNRWA në platformën X.

Deri më tani, më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur – gjysma e tyre fëmijë – ishin strehuar në Rafah.

Të hënën, ushtria izraelite ka kërkuar nga të strehuarit në pjesët lindore të Rafahut, që të largohen drejt një “zone të zgjeruar humanitare”, ku do të mund të gjejnë spitale fushore, tenda dhe furnizime të tjera.

Një zëdhënës i ushtrisë ka deklaruar se evakuimi ishte me shtrirje të kufizuar dhe do të ndodhte në një mënyrë graduale, pasi planet të miratoheshin nga qeveria izraelite.

Izraeli ka paralajmëruar prej muajsh se planifikon të dërgojë trupa në Rafah, qyteti jugor në kufi me Egjiptin.

Ushtria izraelite që atëherë ka kryer sulme ajrore në Rafah gjatë natës. Shtatë muaj pas ofensivës së tij kundër Hamasit, Izraeli ka thënë se fitorja është e pamundur pa marrë qytetin.

Por me më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur të strehuar atje, fuqitë perëndimore dhe Egjipti fqinj kanë ngritur frikën se mund të ketë një numër të madh të viktimave civile.

Ndërsa, ditën tjetër, ushtria izraelite ka thënë se ka marrë kontrollin e pikëkalimit kufitar në Rafah, midis Gazës dhe Egjiptit, pjesë kjo e cila ka qenë jetike për dërgimin e ndihmave dhe daljen e njerëzve të plagosur nga lufta në Gazë.

Ushtria izraelite merr nën kontroll kufirin në Rafah

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika