Operacioni i Policisë së Kosovës, Interpol dhe Europol – Arrestohen 14 të dyshuar për trafikim me njerëz

Foto ilustruese

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, ka qenë pjesë e zbatimit të operacionit “Operation Chain”, të zhvilluar njëkohësisht në 47 vende të botës.

Në njoftim thuhet se Policia në bashkëpunim me inspektorët e tregut nga MINT, ATK-në dhe inspektorët e punës, kanë marrë disa veprime të cilat kanë rezultuar me 14 të arrestuar nën dyshime për trafikim me njerëz, mbyllje të qendrave të masazhit, të lokaleve të muzikës e qendrave të masazhit.

 Veprimet që i kanë marrë këto institucione janë:

Operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge;

– Inspektimin/kontrollimin e lokaleve ‘Muzikë Live’

– Inspektimin/kontrollimin e ‘Qendrave të Masazhit’

– Kontroll të shtuara në të gjitha pikë-kalimet kufitare

Kurse rezultatet e këtyre veprimeve, sipas policisë, janë:

Identifikimi i 3 viktimave të trafikimit dhe i 11 viktimave të supozuara të trafikimit, të cilat janë referuar për shërbime dhe trajtim sipas procedurave:

– Arrestimi i 14 personave të dyshuar për veprën e trafikimit dhe veprave të tjera që ndërlidhen me trafikimin me njerëz,

– Referimi i 6 rasteve në stacione policore për armëmbajtje pa leje, dëmtim të vulave zyrtare dhe hapje ilegale të lokaleve të mbyllura,

– Inspektimi/kontrollimi i 55 lokaleve ‘Muzike Live’, në të cilat janë legjitimuar 377 punëtore, nga të cilët 275 të gjinisë femërore, 188 shtetas të huaj. Nga lokalet e kontrolluara, 15 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative,

– Inspektim i 51 ‘Qendrave të Masazhit’, në të cilat janë legjitimuar gjithsej 153 punëtore, nga të cilët 129 të gjinisë femërore dhe 33 shtetas të huaj. Prej këtyre ‘Qendrave Masazhi’, 17 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen do të jetë pjesë e bashkëpunimit dhe operacioneve ndërkombëtare, si dhe atyre të organizuara në nivel vendi, “pasi lufta kundër trafikimit me njerëz është sfidë ndërkombëtare e vendore, e cila duhet të luftohet në bashkëpunim e koordinim ndërkombëtar e me institucione vendore e qytetarë”.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika