Operacioni “Gropa”, policia i konfiskon mbi 50 kg substanca narkotike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një aksioni antidrogë, janë konfiskuar mbi 50 kg drogë të llojit heroinë

Ilustrim

Policia e Kosovës, përmes një aksioni të realizuar të mërkurën e 31 gushtit ka arritur t’i konfiskojë mbi 50 kg drogë të llojit heroinë.

Ky operacion, sipas policisë është në vazhdën e aksioneve anti-drogë, muaj më parë në një aksion të ngjashëm ishin konfiskuar 67.1kg heroinë dhe ishin arrestuar 15 persona.
Nëntë prej të arrestuarve sipas policisë ishin shtetas kosovarë kurse gjashtë të tjerë me nënshtetësi turke.

“Policia e Kosovës, drejtoria e antidrogës njësia e DHTN-Ferizaj, më datë 23.05.2022 gjatë realizimit të operacionit të koduar “GROPA” kishte arrestuar (15) persona të dyshuar prej tyre (6) shtetas turq dhe (9) shtetas kosovar, si dhe kishte konfiskuar (67.71 kg) narkotikë të llojit Heroinë.  Nga informacionet, hetimet dhe të gjitha veprimet e ndërmarra në teren, dyshohej se edhe mbi (50 kg) substancë bazë e Heroinës ( e papërpunuar ) fshihej nga të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë realizuar dy kontrolle, një në fshatin Doganaj të Ferizajt, kurse tjetri në një shtëpi të pabanuar.

“Sipas planit operacional janë realizuar dy kontrolle në fshatin Doganaj të Ferizajit, kontrolli i parë është kryer në një depo – punëtori, objekt përcjellës i shtëpisë së të dyshuarit V. N, ku nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa kontrolli i dytë është kryer në një shtëpi të pabanuar, e demoluar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dy thasë najloni, në brendësi të të cilëve kishte thasë të letrës, të mbushur me substancë pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për narkotikë të llojit Heroinë”, vijon njoftimi.

Thasët dhe substancat e tjera të konfiskuara sipas policisë janë të ngjashme me ato që janë konfiskuar në aksionin e parë të policisë, ku ishin konfiskuar mbi 67 kg heroinë.

Kilogramët e drogës

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kompetent dhe Krim-teknika e regjionit Ferizaj “të cilët kanë bërë administrimin e provave, përfshirë nxjerrjen e gjurmëve të mundshme latente, ku pas marrjes së mostrave, testi fushor rezulton pozitiv në OPIAT ( bazë e Heroinës)”.

Në cilësi të provave materiale, policia ka njoftuar se janë konfiskuar:

Thes letre, ngjyrë kafe, e mbushur me substancë pluhur , ngjyrë kafe, e dyshuar për Heroinë ( bazë e Heroinës ), me peshë 25.40 kg.

Thes letre, ngjyrë kafe, e mbushur me substancë pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për Heroinë (bazë e Heroinës ), me peshë 25.50 kg.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika