Opozita anemike duhet të sfidojë Qeverinë, pushteti nuk vije si pasojë e dështimit të Kurtit

“Pushteti nuk do të vije si pasojë e dështimit të Qeverisë Kurti, opozita duhet ta sfidojë atë”; Gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile nuk iu nënshtruan pushteti që nuk duron kritikë, ndërsa opozita anemike dhe depresive

Kryeministri, Albin Kurti, Memli Krasniqi (PDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Lumir Abdixhiku (LDK) (ilustrim)

Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2022 ishte në apoteozën e saj të sfidave dhe udhëheqjes së një vendi që është duke aspiruar të jetë në projektin e madh evropian dhe në një situatë të tensionuar në pjesën veriore që e përcjelli për gati 5 muaj.

Gjithmonë, në të gjitha aspektet e jetës duhet të ekzistojë dikotomia, që të dallojmë “të bardhën nga e zeza”, e kësaj dikotomie nuk i shpëton as politika.

Prandaj, kjo dikotomi në politikë ndërtohet në mes të Qeverisë, dhe opozitës, ku kjo e fundit në mënyre direkte apo edhe indirekte shtynë përpara Qeverinë, me kritikat e saj.

Kjo është pasi opozita është aty për të parë gabimet dhe të metat e Qeverisë, dhe një farë zëri ndaj pakënaqësive të popullit drejtuar udhëheqsisë së shtetit.

Rreth zërit dhe kritikës së opozitës ndaj Qeverisë dhe udhëheqësit të saj, kryeministrit Albin Kurti kanë folur politologu Shkodran Ramadani dhe analisti i çështjeve politike, Ylli Hoxha.

“Gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile nuk iu nënshtruan pushtetit që nuk duron kritikë, ndërsa opozita anemike dhe depresive”

Për Ramadanin, për të zëshmit ndaj Qeverisë ishin mediat dhe shoqëria civile. Ku sipas tij nuk iu nënshtruan pushtetit që nuk i duron kritikat.

“Me te zëshmit ishin mediat dhe shoqëria civile. Ishin gazetarët dhe aktivistët e guximshëm që treguan karakter dhe nuk iu nënshtruan hegjemonisë se pushtetit arrogant që nuk duron kritike, sado konstruktive dhe e sakte të jetë ajo”, ka thënë Ramadani.

Ramadani thekson se mediat dhe shoqëria civile kanë ka meritat e saj, kundrejt një qeverie e arrogante, që ka një opozitë anemike dhe depresive.

“Prandaj, një mirënjohje e veçante shkon për ta në këtë kohe kur ne njërën ane kemi një qeveri arrogante, te paafte dhe jo transparente, si dhe në anën tjetër një opozite anemike dhe depresive. Në ketë zymtësi mediat dhe shoqëria civile kanë bërë dallimin dhe kanë mbajtur gjallë frymën kritike në shoqëri. Në këtë kuptim, është e pakuptimte të bëjmë krahasim mes partive opozitare, se cila prej tyre ka qene më e zëshme”, ka shtuar ai.

Sipas Ramadanit PSD-ja ka qenë më e zëshme nga partitë opozitare, por që për shkak të përmasave të saj ende mbetet e kufizuar në impaktin shoqëror, duke shpresuar se në vitin 2023 do të ketë një mobilizim ta madh opozitar ndaj Qeverisë.

Shkodran Ramadani, politolog

“Gjithsesi, PSD ka qene me e zëshme nga partite aktuale opozitare, por për shkak të përmasave të saj, ende mbetet e kufizuar në impakt shoqëror. Për vitin 2023 sigurisht njëra nga dëshirat e mia është një mobilizim me i madh opozitar, një qe është një gjendje të mbajë në kontroll këtë qeveri dhe qe ia pamundëson kësaj te fundit qe t’i shkaktoje deme vendit, sic ka bërë në shumë raste në dy vitet e fundit me qeverisjen e saj”, ka përfunduar Ramadani.

“Pushteti nuk do të vije si pasojë e dështimit të Qeverisë Kurti, opozita duhet ta sfidojë atë”

Ndërsa, nga ana tjetër Ylli Hoxha thekson se problemi me opozitën nuk është intensiteti i zërit, pasi zëri duhet të jetë në sinkronim me besueshmërinë që kanë ata tek qytetarët.

“Problemi me opozitën nuk është intensiteti i zërit i mjaftueshëm, zëri duhet te jete sinkron me besueshmërinë qe kane tek qytetaret! Zëri i larte është i pamjaftueshëm nëse nuk korrespondon me autoritetin”, ka thënë Hoxha.

Hoxha fatin e partive opozitare, respektivisht LDK-së dhe PDK-së e varë tek udhëheqësit e tanishëm që i kanë, Lumir Abixhiku dhe Mmemli Krasniqi, pasi lidershipi i kaluar i këtyre partive i ka lënë të hendikepaur të rinjtë e porsazgjedhur.

“Konsideroj se lidershipi i kaluar i  LDK dhe PDK i kane lënë te hendikepaur te rinjtë e porsazgjedhur. Lumiri dhe Memli duhet të bëjnë hapa me tutje përtëritjen e strukturave të tyre, qe rrisin integritetin e tyre dhe largojnë ndikimin e nomenklaturave qe kane humbur zgjedhjet ndaj VV”, ka thënë Hoxha.

Ylli Hoxha, analist

E kjo sipas Ylli Hoxhës është e lehtë në praktikë, por që në praktikë është e vështirë, por nëse nuk ndodhë kjo dhe të lirohen nga barra e udhëheqësve të vjetër, qeverisja e VV-së do të jetë e pa sfiduar.

“Opozita duhet te sfidoje Qeverinë në secilën sfere të pushtetit qe disponon, në shëndetësi, arsim e energjetikë sidomos! Në anën tjetër duhet të heq dorë nga pritja që pushteti për ta do të vije si pasoj e dështimit te qeverise Kurti në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sa më parë që e kuptojnë dhe e mishërojnë këtë gjë, aq më i shpejt do të jete i mundshëm transferi i pushtetit”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika