Opozita po synon zgjedhjet, thotë Hyseni 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka deklaruar se zhvillimet politike në vend po tregojnë mungesë të vullnetit për marrëveshje mes partive për zgjedhjen e presidentit të ri, duke akuzuar opozitën se po e orienton procesin drejt zgjedhjeve të reja.

Në Debat Plus, Hyseni tha se që nga 5 marsi, kur nuk u arrit të mbahej seanca për zgjedhjen e presidentit, procesi politik ka hyrë në një fazë bllokade.

“Gjithë kemi qenë dëshmitarë qysh me datën 5 (mars), kur ne nuk arritëm më mbajt seancën, filluam procedurën për zgjedhjen e presidentit. Edhe ekzaltimit që kemi pasur edhe nga presidentja e gjatë e, por edhe gëzimin e madh të partive të tjera. Sikur janë në ujdi për të shkuar drejtë zgjedhjeve. Sot ato luftojnë për të arritur data 27 e 28 prillit (përfundimi i afatit kushtetues për zgjedhjet e presidentit) pa arritur marrëveshje. Të gjitha përpjekjet janë duke i bërë në atë drejtim.

Madje sot edhe deklaratat publike që i ke nga deputetët e opozitës, i ke se të martën përfundon epoka e Albin Kurtit. nuk e vendosin disa deputetë të opozitës kur përfundon epoka e Albin Kurtit. e vendosin qytetarët”, ka thënë Hyseni.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika