Organizatori i Marshit për Drejtësi: Konjufca më tha që merr pjesë në marsh, por për pjesën e fjalimit më tha “më lër ta mendoj”

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së mblodhi afro 100 mijë marshues në kryeqytet, një ditë para fillimit të procesit gjyqësor në Hagë. Organizatori i saj, Ismail Tasholli, ka deklaruar se ndonëse Kryeparlamentari Konjufca kishte konfirmuar pjesëmarrjen, i njëjti kishte thënë se do të mendohej për pjesën e të mbajturit një fjalim

Organizatori i Marshit për Drejtësi, Ismail Tasholli
Organizatori i Marshit për Drejtësi, Ismail Tasholli

Organizatori i Marshit për Drejtësi, Ismail Tasholli, ka thënë se kishte kontaktuar personalisht me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, duke i kërkuar të njëjtit të merrte pjesë në marshin për liri, me ç’rast të mbante një fjalim publik.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Tasholli ka treguar përgjigjen e Konjufcës.

“Kam kontaktuar personalisht me Glauk Konjufcën, i kam thënë  ‘zotëri faleminderit shumë për përkrahjen. A bën me marrë pjesë në rendin e parë me mua aty?’. Edhe një kërkesë tjetër. ‘A bën me fol ti në binë sepse do të ishte shumë e rëndësishme që qytetarët të marrin mesazh unifikimi edhe prej pozitës, edhe prej opozitës për një temë që nuk duhet të na ndajë’… Glauku më tha që me marrë pjesë do të marrë pjesë, për me mbajt fjalimin do ta mendojë”, ka treguar Tasholli.

Kryeparlamentari Konjufca mbështeti haptazi marshin për drejtësi në nder të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por fjalim nuk mbajti.

Marshi “Liria ka emër”, mblodhi afro 100 mijë marshues në kryeqytet, një ditë parafillimit të procesit gjyqësor në Hagë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika