Organizohet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Kroacisë

Të enjten do të organizohet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Kroacisë, nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në kuadër të këtij forumi do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit

Fotografi ilustruese

Të enjten e 26 janarit në Prishtinë do të organizohet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një komunikate për media.

Ky organizim do të bëhet nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përveç kryeministrit Kurti, në forum do të jenë të pranishëm ministra dhe zëvendësministra të Kosovës dhe Kroacisë, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera relevante si dhe përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet.

“Përveç kryeministrit të Kosovës, në forum do të jenë të pranishëm ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë së Republikës se Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera relevante si dhe përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet”.

Ndërkaq në takimet B2B do të ketë përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet.

Në kuadër të forumit, gjithashtu, do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi mes dy shteteve në fushën e turizmit.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika