Osmani-Chollet: SHBA-të të përkushtuara për sovranitetin e Kosovës

Presidentja Osmani takohet me këshilltarin amerikan, Chollet, me të cilin ka diskutuar rreth partneritetit dhe mbështetjes së SHBA-ve për Kosovën

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës dhe Derek Chollet, këshilltari amerikan

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ky i fundit, ka njoftuar për takimin në rrjetin social Twitter, ku ka shkruar se SHBA-ja është e përkushtuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

”U takuam sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe diskutuam për partneritetin tonë të qëndrueshëm, dhe zotimin e fuqishëm të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, mbështetjen e Kosovës për refugjatët afganë dhe Samitin për Demokraci”, ka shkruar Chollet.

Të njëjtën deklaratë, ai e ka bërë edhe në takimin që e ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në SHBA.

”Më vjen mirë të shoh kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderojë atë, për pritjen e afganëve dhe ritheksoj përkushtimin e vendosur të SHBA-së, për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Për këtë takim, ka njoftuar edhe kryeministri Albin Kurti, duke thënë se presin të bashkëpunojnë edhe më tutje me SHBA-në.

 

Kurti po qëndron në SHBA së bashku me presidenten, Vjosa Osmani, të cilët ishin pjesë e funeralit të ish-Sekretares së shtetit, Madeleine Albright.

Ai kishte thënë se gjatë qëndrimit në SHBA, do të takohet me përfaqësues të lartë të shtetit dhe se do të jetë një vizitë e gjatë.

Kurti pritet në takim nga Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika