Shkëlqim Devolli vazhdon takimet në Kongres: Bashkëpunimi ekonomik rrit miqësinë Kosovë – ShBA

Shkëlqim Devolli, Pronari i Devolli Corporation po qëndron në kryeqytetin amerikan në kuadër të një vizite të karakterit ekonomik. Ai në takime të ndara në Kongres dhe në Senat, i ka njoftuar përfaqësuesit amerikanë për bizneset e Devolli Corporation në Kosovë, rajon dhe Evropë, si dhe afarizmin në ShBA

Kongresisti demokrat nga California, Jimmy Panetta, si dhe kongresistët republikanë, Warren Davidson nga Ohio, gjegjësisht Chris Smith nga New Jersey, kanë qenë pjesë e takimeve të radhës që sipërmarrësi Shkëlqim Devolli po i zhvillon në Washington DC, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Pronari i Devolli Corporation po qëndron në kryeqytetin amerikan në kuadër të një vizite të karakterit ekonomik.

Afaristi kosovar, në takime të ndara në Kongres dhe në Senat, i ka njoftuar përfaqësuesit amerikanë për bizneset e Devolli Corporation në Kosovë, rajon dhe Evropë, si dhe afarizmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit me kongresistin Panetta – i cili është edhe i biri i ish-drejtorit të CIA-s dhe ish-sekretarit të Mbrojtjes, Leon Panetta, i njohur për eliminimin e terroristit Bin Laden – është diskutuar edhe për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe në botë.

Sipërmarrësi, Shkëlqim Devolli shtrëngim duarsh në takimin me kongresistin demokrat, Jimmy Panetta.

Kurse me republikanët Davidson dhe Smith është folur për marrëdhëniet e veçanta që Kosova dhe shqiptarët kanë me SHBA-në, duke nënvizuar se forcimi tutje i marrëdhënieve tregtare do të jetë edhe një garanci për miqësi të përhershme.

Sipërmarrësi, Shkëlqim Devolli në takim me kongresistin, Warren Davidson

Shkëlqim Devolli, një ditë më herët, ka takuar edhe dy politikanë dhe afaristë të suksesshëm, kongresistin demokrat, Kevin Hern dhe senatorin republikan, Pete Ricketts.

Sipërmarrësi, Shkëlqim Devolli në takim me kongresistin Chris Smith

Duke qenë se të dy këta politikanë kanë hyrë në politikë pas sukseseve që kanë pasur si biznesmenë, temë e takimeve ka qenë edhe rritja e bashkëpunimit të deritashëm ndërmjet tregut amerikan dhe atij kosovar, si dhe mundësitë për bashkëpunime të reja tregtare.

Kongresisti Hern ka në pronësi të veten rreth 25 restaurante McDonald’s, si dhe për shumë vjet ka shërbyer në pozita të larta udhëheqëse në këtë kompani, që është një ndër brendet më të njohura në botë.

Sipërmarrësi, Shkëlqim Devolli në takim me senatorin, Pete Ricketts

Ai ka qenë i përfshirë edhe në sektorin bankar, të teknologjisë, atë të patundshmërive dhe botimeve sportive.

Kurse, senatori Ricketts, i cili po ashtu ka ekspertizë të gjatë sipërmarrëse, ka ushtruar edhe detyrën e Guvernatorit të shtetit të Nebraskas.

Sipërmarrësi, Shkëlqim Devolli në takim me kongresistin demokrat, Kevin Hern

Afaristi Devolli ka shprehur interesimin e tij që korporata të cilën e udhëheq të mund të bashkëpunojë me sektorët ekonomikë, në të cilët, këta politikanë të lartë kanë qasje.

Njësitë e Devolli Corporation tash e sa vjet kanë aktivitete të suksesshme në tregun amerikan, me eksportin më të madh kosovar dyshekët e brendit Comodita, fabrikat e dyshekëve në Texas, si dhe me kafen Prince dhe kafeterinë Prince Coffee House.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika