Osmani dekoron ushtrinë sllovene me Medalje Presidenciale Ushtarake

Presidentja e Republikës se Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me Medalje Presidenciale Ushtarake ushtrinë sllovene, për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës

Vjosa Osmani dekoroi ushtrinë sllovene me Medalje Presidenciale Ushtarake

Që nga viti 2000, NATO ka dhënë kontribut për paqe dhe siguri në Republikën e Kosovës, e për këtë e para e vendit, Vjosa Osmani, ka dekorurar me Medalje Presidenciale Ushtarake Ushtrinë Sllovene.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjithsej 9 mijë e katërqind e 17-të ushtarët sllovenë nuk janë vetëm paqeruajtës por edhe besnik.

“9417 ushtarët sllovenë janë jo vetëm paqeruajtës, por edhe kultivues besnik të marrëdhënieve miqësore të shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë.”

Sipas presidents, paqeruajtësit sllovenë kanë dhënë kontribut për paqen dhe stabilitetin të cilën vazhdojnë që ta japin edhe sot.

“Populli i Kosovës do të jetë përherë miënjohës për ta,” ka shkruar Osmani.

Ndërkaq, ajo ka shtuar se me Ushtrinë sllovene, Kosova pret që të jetë së bashku në NATO së shpejti.

“Ushtria jonë mund të përfitojë shumë nga përvoja e Ushtrisë Sllovene, me të cilën presim të jemi bashkë së shpejti në NATO, i cili është synim i yni dhe interes strategjik.”

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika