Osmani përkujton 32 martirët e rënë: Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës, të cilët u masakruan nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.

Në një komunikatë për media nga Presidenca thuhet se Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë.

“25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë masakruan 32 civilë të Nabërgjanit të Pejës, me synimin e tyre për shfarosjen e shqiptarëve. Nuk ia arritën këtij synimi shovinist, ndaj Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Ajo thekson se e vërteta dhe drejtësia “janë obligim i yni kundrejt viktimave dhe familjeve të tyre”.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika