Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot në San Salvador Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría.
Takimi u mbajt si pjesë e vizitës zyrtare të kreut të shtetit të Kosovë në inaugurimin e presidentit të ri të Salvadorit.
Osmani ka thënë se Republika Dominikane është aleate e rëndësishme e Kosovës në Amerikën Latine.
“Në San Salvador, me Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría, diskutuam për thellimin e mëtejmë të raporteve tona ndërshtetërore”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Gjatë ditës, presidentja Osmani është takuar edhe me kryeministrin e Guinesë Ekuatoriale.
Presidentja Osmani gjithashtu ka publikuar pamje të arritjes së saj në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të El Salvadorit, Nayib Bukele.