Osmani takohet me emirin e Katarit, flasin për trajtimin e invalidëve të luftës së UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,është pritur në takim nga emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, ka biseduar edhe për çështjen e trajtimit të invalidëve të luftës nga radhët e UÇK-së, që kanë nevojë për shërbime protoetike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, me të cilin ka biseduar edhe për çështjen e trajtimit të invalidëve të luftës nga radhët e UÇK-së, që kanë nevojë për shërbime protoetike.

Osmani po qëndron për vizitë në Katar.

“Në takim u diskutua për thellimin e mëtejshëm të raporteve dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme siç janë: shëndetësia, turizmi malor, infrastruktura, si dhe projekte të tjera me rëndësi për Kosovën. Në veçanti u diskutuan një sërë projektesh investive në sektorë strategjikë, për të cilat do të vazhdojnë diskutimet përmes ekipeve përkatëse në ditët në vijim. Presidentja Osmani gjatë takimit ka shtruar edhe çështjen e trajtimit të invalidëve të luftës nga radhët e UÇK-së, të cilët kanë nevojë për shërbime protetike”, ka njoftuar Presidenca.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, Osmani gjatë takimit me emirin e Katarit ka biseduar po ashtu edhe për thellimin e raporteve dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për rritjen e mbështetjes në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Presidentja ka falënderuar emirin e Katarit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, ka njoftuar Presidenca.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika