Osmani takohet me Hovenier, diskutojnë për aplikimin e Kosovës në BE

Pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, që ka thënë se ky aplikim është një hap i rëndësishëm për integrim në strukturat euroatlantike

Ilustrim





Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten e 15 dhjetorit në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin siç njofton Zyra e Presidencës ka biseduar për zhvillimet e fundit, me theks të veçantë dorëzimi i aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Osmani ka theksuar se ky aplikim përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike.

Ndër të tjera, siç njofton Zyra e Presidencës në takim është diskutuar edhe për zhvillimet në veri, gjersa theksohet se Osmani ka nënvizuar përkushtimin e institucioneve për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë.

Ndryshe, Kosova, të enjten e 15 dhjetorit, ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dorëzuar aplikimin në Republikën çeke, vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ceremonia e dorëzimit është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke, në Pragë.

Kosova dorëzon aplikimin për anëtarësim në BE





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika