Osmani takon Blinkenin: Aleanca me ShBA-të, gurthemel për stabilitetin global

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë Samitit të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në kuadër të Samitit të NATO-s.

Ky takim u bë i ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në Facebook, ku ajo theksoi rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për stabilitetin dhe prosperitetin global.

“Faleminderit sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Uashington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s. Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global,” ka shkruar Osmani në Facebook.

 

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika