Osmani uron Abazoviqin: Së bashku do ta forcojmë partneritetin drejt rrugës në BE

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Dritan Abazoviqin, i cili të enjten u zgjodh kryeministër i Malit të Zi

Vjosa Osmani dhe Dritan Abazoviq Foto: Vjosa Osmani, twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Dritan Abazoviqit për zgjedhje në krye të Qeverisë së Malit të Zi, duke deklaruar se është e sigurt që do të forcohen forcat në partneritetin mes dy vendeve, për të punuar drejt rrugës së Bashkimit Evropian.

“Së bashku ne do të forcojmë partneritetin tonë dhe do të punojmë së bashku për një Ballkan Perëndimor paqësor, të begatë dhe të sigurt. Urime!”, ka shkruar Osmani në rrjetin e saj social, Twitter.

Osmani gjithashtu, shprehu knaqësinë duke thënë se është shumë premtuese që në krye të një vendi fqinjë të Kosovës vjen një person me të cilin Kosova ndanë rrugën e përbashkët drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.

“Në këto kohë kur kontinenti ynë sfidohet nga autokratët dhe kur vazhdimisht sulmohen vlerat demokratike, është jashtëzakonisht premtuese të shohësh në krye të institucioneve të një vendi fqinj një mik me të cilin ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar zgjedhjen e Dritan Abazoviqit në krye të qeverisë. Zgjedhja e Abazoviqit sipas të parit të PDK-së është lajm i mirë për rajonin për shkak të promovimit që shqiptari iu ka bërë vlerave demokratike.

Në Cetinje të Malit të Zi, të enjten, është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Qeverinë e re, që do të drejtohet nga Dritan Abazoviq. Për zgjedhjen e Qeverisë së re votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa kundër ishin tre deputetë.

Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika