Paralajmërimi i ministrit gjerman të Mbrojtjes: Duhet të jemi gati për luftë deri më 2029

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se vendi i tij duhet të përgatitet për luftë për shkak të kërcënimeve në rritje nga Rusia

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Fotografi nga arkivi.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se vendi i tij duhet të përgatitet për luftë për shkak të kërcënimeve në rritje nga Rusia.

“Ne duhet të jemi gati për luftë deri në vitin 2029”, ka thënë Pistorius në Parlamentin gjerman të mërkurën.

Komentet e tij vijnë mes frikës së shtuar midis vendeve evropiane, veçanërisht atyre në Evropën Lindore, rreth agresionit të mundshëm rus që shtrihet përtej Ukrainës, raporton Bild.

“Ne nuk duhet të besojmë se Putini do të ndalet në kufijtë e Ukrainës kur të arrijë kaq larg”, ka thënë Pistorius.

Ditët e fundit, kryeinspektori i ushtrisë gjermane, gjeneral Carsten Breuer ka thënë se do të duheshin pesë deri në tetë vjet që Rusia të rikuperojë forcat e armatosura nga lufta në Ukrainë – duke i dhënë afat NATO-s të përgatitet deri në vitin 2029 për një luftë të mundshme.

“Në rast urgjence, ne kemi nevojë për të rinj dhe burra që mund ta mbrojnë këtë vend”, ka shtuar ai.

Gjatë një vizite në qytetin lituanez të Pabrades – ku ushtarët gjermanë kryejnë të ashtuquajturat stërvitje ushtarake Quadriga së bashku me trupat lituaneze, holandeze dhe franceze – ministri gjerman i Mbrojtjes u shpreh se “bota është ndryshe nga ajo që ishte para 24 shkurtit 2022”, kur Rusia urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika