Paralajmëron Trump: Së shpejti do të fillojnë sulmet tokësore në Venezuelë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar sërish mundësinë e sulmeve tokësore kundër trafikantëve të drogës në Venezuelë dhe në rajone të tjera, gjatë një deklarate për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se operacionet e reja do të synojnë rrjetet e trafikut që veprojnë nga toka, pasi, sipas tij, pjesa më e madhe e drogës që vinte nga deti tashmë është eliminuar.

“Sulmet tokësore do të fillojnë të ndodhin. Ne eliminuam 96% të drogës që po hynte nga deti. Tani po fillojmë nga toka, toka është shumë më e lehtë. Kjo do të fillojë të ndodhë”, deklaroi Trump.

I pyetur nëse vendi kishte mundësi të parandalonte sulmet e mundshme tokësore, presidenti amerikan u shpreh se nuk dëshironte të jepte detaje.

“Nuk dua ta them këtë”, tha ai, duke shtuar më tej: “Por këto nuk janë vetëm sulme tokësore ndaj Venezuelës, por sulme tokësore ndaj njerëzve të tmerrshëm që importojnë drogë dhe vrasin popullin tonë.”

Gjatë javëve të fundit, Trump ka përsëritur se po shqyrton ndërmarrjen e veprimeve të tilla dhe ka kërcënuar me operacione të menjëhershme kundër rrjeteve të trafikut të drogës përgjatë rrugëve dhe kalimeve kufitare.

Ai u pyet gjithashtu nëse SHBA-të planifikojnë të sekuestruar më shumë asete të naftës së Venezuelës, por shmangu komentiminm.

“Nuk do të ishte shumë e zgjuar nga ana ime t’jua thoja këtë”, tha presidenti amerikan.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika