Parashikimi “i pashmangshëm” i Ibrahimovic: Kush do ta fitojë Botërorin 2022?

Zlatan Ibrahimovic beson se rezultati i finales së Kupës së Botës "është i shkruar" dhe se është "e pashmangshme" që Messi ta fitojë atë

Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi 41-vjeçar suedez që luan për AC Milan, pretendon se e di se kush do të fitojë finalen e Kupës së Botës në Katar 2022 dhe se rezultati “është i shkruar”.

“Unë mendoj se është shkruar tashmë se kush do të fitojë,” u ka thënë Ibrahimovic gazetarëve përpara finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, menjëherë pasi francezët eliminuan Marokun në gjysmëfinale.

“E dini kë dua të them…” u përpoq të lë të kuptohet Ibra, pa sukses, në stadiumin Lusail. Më pas ai vendosi të fliste qartë.

“Mendoj se Messi do ta ngrejë trofeun, tashmë është shkruar”, ka deklaruar ai më pas.

Sulmuesi suedez beson se triumfi i Lionel Messit me Argjentinën është “i pashmangshëm”.

Ibrahimovic ka thënë së fundmi në një intervistë dhënë për 433 se ai “shpreson që Argjentina të fitojë Kupën e Botës për shkak të Messit”.

Zlatan dhe Messi luajtën së bashku në Barcelonë midis 2009 dhe 2011, kur Ibrahimovic shkoi në Itali për të nënshkruar kontratën e tij të parë me Milanin.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika