Pas 7 vjetësh, komediani Trevor Noah do të largohet nga programi “The Daily Show”

Komediani, Trevor Noah, drejtues i "The Daily Show" në Comedy Central, pas shtatë vjetësh ka vendosur të largohet nga ky program dhe t’i kushtojë më shumë kohë komedisë stand-up.

Trevor Noah





Komediani Trevor Noah, 38 vjeçar, ka lindur në Johannesburg të Afrikës së Jugut, dhe më pas ishte transferuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 2011.

Kështu në vitin 2015 pas largimit të Jon Stewart, Noah ka marrë detyrën për drejtimin e programit “The Daily Show”.

Noah për një kohë të shkurtër ka arritur të depërtonte, pasi shpërtheu në një epokë të përshtatshme, kur zhvillimi i teknologjisë ishte i vrullshëm.

Drejtuesi Noah, në “The Daily Show” ka mbuluar me delikatesë disa momente vendimtare të historisë afrikane si; pandemia COVID-19, lëvizja “Black Lives Matter” dhe sulmet e vitit 2021.

“Kam kaluar dy vjet në apartamentin tim (gjatë COVID-19), jo në rrugë. U bë stand-up, dhe kur u ktheva përsëri atje, kuptova se ka një pjesë tjetër të jetës sime që dua të vazhdoj ta eksploroj,” i ka thënë Noah audiencës së tij, transmeton voanews.

I pyetur në “Daily Show” për arsyen e largimit, ai i falënderoi gjithë shikuesit e tij, duke u shprehur se është koha për t’u larguar, ndërkaq shikuesit u ngritën në këmbë për ta duartrokitur.

“Ne kemi qeshur së bashku, kemi qarë së bashku. Por pas shtatë vjetësh, ndihem sikur është koha,” ka thënë Noah.

Komediani ka vendosur të merret me komedinë stand-up, por ende nuk dihet koha kur do të largohet dhe as kush do ta pasojë atë.





Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika