Pas protestës, sot Kurti pritet të takohet me përfaqësues të NJSI-së dhe të NJTME-së

Këtë të mërkurë pritet të zhvillohet një takim në mes të përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe atyre nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME), me kryeministrin Albin Kurti

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë

Takimi në mes të përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe atyre nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME), me kryeministrin Albin Kurti pritet të zhvillohet sot nga ora 16:00.

Dukagjini nga burime ka marrë vesh se takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, ndërsa përveç përfaqësuesve nga dy njësitë, prezent do të jetë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës.

Dukagjini ka dërguar pyetje rreth këtij takimi edhe në Qeverinë e Kosovës, por deri në këto momente nuk ka pranuar përgjigje.

Takimi vjen pas një proteste që dy njësitë e kishin mbajtur para objektit të qeverisë më 1 nëntor, ndërsa protesta e dytë e paralajmëruar, ishte pezulluar pas premtimeve për takim me Kurtin.

Ata kanë kundërshtuar lartësinë e shtesave të propozuara nga qeveria, si dhe kanë kërkuar kategorizim, ose përfshirje në listën e ekspertëve.

Përfundon protesta e NjSI-së para qeverisë

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika