Pas sulmit në Teksas vdes bashkëshorti i mësueses së vrarë

Pas të shtënave të së martës në Uvalde, Teksas ndërron jetë burri i mësueses Irma Garcia e cila mbeti viktimë në sulm, sipas disa familjarëve të tij thuhet se ai vdiq nga pikëllimi

Lule të mbetura jashtë shkollës fillore Robb në Uvalde, Teksas më 25 maj, BBC.

Pas sulmit i cili ndodhi të martën e 24 majit në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas mbetën të vrarë rreth 21 persona, përkatësisht nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy mësuese.

Irma Garcia ishte mësuesja e cila dha mësim për 23 vjet në shkollën fillore Robb, ndërsa Joe Garcia ishte burri i saj.

Garcia vdiq nga një atak në zemër, transmeton BBC.

Çifti, të cilët ishin të martuar prej 24 vitesh, kanë lënë pas katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza

Deri të enjten e 26 majit, një mbledhje fondesh në internet për familjen Garcia kishte mbledhur gati 1.6 milion dollarë (1.3 milion £) nga një objektiv fillestar modest prej 10,000 dollarësh.

Kjo inciativë për mbledhje të fondeve në faqen GoFundMe ishte organizuar nga kushërira e zonjës Garcia, Debra Austin e cila ka shkruar: “Unë me të vërtetë besoj se Joe vdiq nga një zemër e thyer”, sipas saj Joe, ka vdekur nga pikëllimi.

Një reagim tjetër është edhe nga nipi i së ndjerës, zonjës Garcia ku edhe ai ka shkruar, se Joe ndërroi jetë për shkak të pikëllimit pas vrasjes së gruas së tij.

Pas të shtënave vdekjeprurëse në Uvalde,  zonja Garcia u gjet nga oficerët “duke përqafuar fëmijët në krahët e saj deri në frymën e saj të fundit, ajo sakrifikoi veten duke mbrojtur fëmijët në klasën e saj”.

Zonja Garcia dhe mësuesja Eva Mireles  mbetëm të vrara në të shtënat e 24 majit në Teksas, ato kishin dhënë mësim së bashku për pesë vjet dhe kishin më shumë se 40 vjet përvojë mes tyre.

Joe dhe Irma Garcia në një foto nga GoFundMe e cila u krijua pas të shtënave.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika