PDK: Do ta anulojmë këmbimin e jashtëligjshëm të pronave në Badoc

Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, ka paralajmëruar se do ta anulojnë vendimin për këmbimin e tokave në Badovc, duke e konsideruar si të jashtëligjshëm vendimin e kryetarit Përparim Rama

Leutrim Ratkoceri, PDK

Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, ka deklaruar se kjo parti do ta anulojnë vendimin për këmbimin e tokave në Badoc.

“Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e këmbimeve të jashtëligjshme në Badovc të Kryetarit Përparim Rama. Interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe lajres së borxheve biznesore”, ka shkruar në Facebook Retkoceri.

Të martën, Gjykata Themelore në Prishtinë miratoi kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi. Kërkesa ishte për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Vendimi i përfshirë ishte për këmbimin e pronës komunale në zonën e njohur si “Prishtina e Re” me prona private në Badoc.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika