Peci e pret në pikën kufitare në Han të Elezit ministrin bullgar të Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit i Bullgarisë, Kiril Vatev, ka mbërritur të enjten për një vizitë zyrtare në Kosovë, me ç’rast në pikën kufitare në Han të Elezit është pritur nga ministri i BPZhR-së, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit i Bullgarisë, Kiril Vatev, ka mbërritur të enjten për një vizitë zyrtare në Kosovë, me ç’rast në pikën kufitare në Han të Elezit është pritur nga ministri i BPZhR-së, Faton Peci.

Gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë, Vatev së bashku me Pecin, në takimin bilateral që do ta zhvillojnë gjatë ditës, do të diskutojnë për konkretizimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural përmes projekteve të përbashkëta zhvillimore.

Krahas kësaj, të dy së bashku do të realizojnë edhe një varg aktivitetesh, duke përfshirë këtu vizitat tek disa agrobiznese vendore, për t’u njohur nga afër me potencialin zhvillimor të prodhuesve vendorë.

Peci dhe homologu i tij bullgar, gjatë kësaj vizite do të bisedojnë edhe për mundësitë e thellimit të shkëmbimeve tregtare në mes të shteteve të tyre, në mënyrë që produktet e Kosovës të jenë pjesë e tryezave bullgare.

“Mirë se erdhe Ministër Vatev!”, ka shkruar Peci në rrjetin social Facebook.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika