Peci thumbon Doarsa Kica – Xhelilin pas kalimit të saj në LDK

Ish-deputetja e Listës Guxo, Doarsa Kica – Xhelili, të mërkurën në orën 14:00 do të bëhet zyrtarisht anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Për këtë ka reaguar ministri i Bujqësisë, Faton Peci nga radhët e Listës Guxo, i cili ka thënë se kush e tradhton votën e qytetarëve, bëhet pjesë e kastës politike të përfunduar

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas aderimit të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili, të mërkurën e shtatë shtatorit nga Lista Guxo në LDK.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, u bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, ka thënë ministri Peci.

RTV Dukagjini ka mësuar nga burimet e saj brenda LDK-së, se aderimi i Doarsa Kica- Xhelilit në këtë subjekt politik do të bëhet në prani të Këshillit të Forumit të Gruas së LDK-së.

Ajo pritet t’i bashkohet grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, Doarsa Kica-Xhelili për herën e parë është bërë deputete në vitin 2021 në zgjedhjet e 14 shkurtit, kur kishte qenë pjesë e listës së përbashkët në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo.

Kica-Xhelili ka lindur më 25 shtator të vitit 1990 në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa me prejardhje është nga Veleshta, afër Strugës.

Ajo është juriste, e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik në nivelin bachelor. Kica – Xhelili gjithashtu ka studiuar edhe në Universitetit Loyola në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një burse, kurse studimet i ka përfunduar në vitin 2014, kur edhe mori titullin Magjistre e Sundimit të Ligjit për Zhvillim.

Doarsa Kica – Xhelili aderon në LDK

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika