Për katër muaj tërhiqen nga qarkullimi mbi 47 mijë monedha 2 euroshe, të dyshuara si të falsifikuara

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se nga dhjetori 2023 deri në mars 2024 janë tërhequr dhe deponuar në BQK rreth dy milionë monedha prej 2 eurosh, duke parandaluar hyrjen në sistemin financiar të rreth 47 mijë e 168 copë monedha të dyshuara si të falsifikuara

Foto ilustruese

Nga dhjetori 2023 deri në mars 2024 janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth dy milionë copë monedha prej 2 eurosh, monedha këto të deponuara nga bizneset dhe qytetarët në bankat komerciale.

Kështu ka njoftuar, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), e cila gjithashtu ka bërë të ditur se së bashku me bankat komerciale kanë parandaluar hyrjen në sistemin financiar, duke i tërhequr nga qarkullimi rreth 47 mijë e 168 copë monedha prej 2 eurosh, të dyshuara si të falsifikuara.

“BQK-ja ka furnizuar ekonominë e Republikës së Kosovës përmes bankave komerciale me afër 6.75 milionë copë monedha euro, plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar. Ky angazhim ka kontribuuar në zvogëlimin e qarkullimit të monedhave false, ka lehtësuar identifikimin dhe ka ngritur ndërgjegjësimin e publikut për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Ndërsa, numri i kartëmonedhave prej 500 eurosh të tërhequra nga qarkullimi dhe deponuara në Bankën Qendrore ka kaluar mbi 230,000 copë apo mbi 115 milionë euro.

“Në zbatim të masave rregullative, përmes Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, sa i përket rregullimit të transportit ndërkufitar të monedhave, me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, personat fizikë dhe personat juridikë që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi, pavarësisht që vlera e tyre është nën kufirin e deklarimit prej 10,000 (dhjetëmijë) euro”, thuhet në njoftim.

BQK vazhdon t’i inkurajojë qytetarët dhe bizneset që t’i deponojnë monedhat e tyre në bankat komerciale pa kosto.

Çdo dyshim për tentim të futjes në qarkullim të parave të falsifikuara duhet raportuar tek autoritetet përgjegjëse.

Po ashtu, bizneset inkurajohen të furnizohen me monedha vetëm përmes bankave komerciale dhe t’i shmangin kanalet jozyrtare.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika