Përdhunohet 13-vjeçarja në Drenas, të dyshuarit në paraburgim

Vajza e mitur, 13 vjeçare që u raportua si e zhdukur në fund të javës së kaluar, sipas Policisë dyshohet se u përdhunua nga dy burra në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit. Policia i ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ndaj tyre është kërkuar masa e paraburgimit. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë për të enjten duke kërkuar që siguria e grave dhe vajzave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Opinioni publik ishte tronditur kur verën e 2022-së u raportua se një vajzë 11 vjeçare ishte përdhunuar nga disa burra të moshës madhore në Prishtinë.

Pa kaluar as dy vjet nga ky rast, ngjashëm një fëmijë – vajzë e mitur 13 vjeçare po dyshohet se u përdhunua nga dy burra në Drenas.

Vajza, që nga familjarët u raportua si e zhdukur rreth një javë më parë, është gjet nga Policia në një shtëpi në fshatin Llapushnik të Drenasit.
“Datë: 11.03.2024-00:50.  Lidhur me rastin, me 11.03.2024 viktima femër kosovare është gjetur duke qëndruar në një shtëpi me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e dhunimit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje”.

Viktima ishte raportuar e zhdukur në Malishevë, ku po qëndronte të disa familjarë, e sipas njoftime të para dyshohet se ishte joshur për takim përmes komunikimit me të dyshuarit në rrjetet sociale.

“Janë njoftu në rrjetet sociale por nuk kanë pas takim paraprakisht…”, ka thënë shkurt për televizionin, Shqipron Berisha nga Qendra për Punë Sociale në Malishevë, duke cituar vetëm ato çka viktima u ka rrëfyer hetuesve policorë.

Ai ka shtuar se rasti është në kompetencë të Qendrës për Punë Sociale në Deçan, shkaku i vendbanimit të viktimës. Zyrtarë të këtij institucioni nuk janë përgjigjur për televizionin rreth këtij rasti.

Kryeprokurori i Pejës, ka konfirmuar se për të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit.

“Lidhur me rastin në fjalë, janë marrë aktvendim për caktimin e masës së paraburgimit. Seanca është mbajt, tash po e presim vendimin. E mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik dhe fizik. Jemi në pritje të rezultateve, për veprime të tjera do njoftoheni me kohë”, ka thënë kryeprokurori, Agim Kurrmehaj.

Të enjten në ora 12, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë duke kërkuar që siguria e grave dhe vajzave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

“Një rast i përdhunimit më shumë – ndër të shumta raste që bëhen apo jo të ditura për ne. Edhe një alarm që kumton se kjo shoqëri prodhon burra të dhunshëm që nuk lënë hapësirë a kohë të sigurt për vajzat dhe gratë. Edhe një rast tjetër i cili rrezikon të shndërrohet thjesht në numër për shtetin, një tronditje tre ditore për publikun, e në përkujtues tmerri për ne, vajzat dhe gratë e këtij vendi”, thuhet në thirrjen për protestë që mbahet në sheshin Zahir Pajaziti në kryeqytet.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika