Përgaditja e supës me mish qengji dhe kos

Njihet si një ndër pjatat më popullore dhe të shijshme të traditës, njëkohësisht është e lehtë për tu përgatitur

Sup qengji me kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur është i pjekur në furrë, apo edhe në të famshmin mish në hell.

Shija e tij është e mrekullueshme në çdo rast dhe kjo nuk ka diskutim. Gjithashtu, përgatitja e tij është e thjeshtë, e lehtë dhe shumë karakteristike.

Ndër kombinimet e recetave, mishin tradicional të qengjit e gjejmë edhe në supën me kos e erëza.

Një recetë e veçantë që do të përcjellë shumë ngrohtësi në vaktet tuaja. Recetë kjo të cilën e gjeni të shpjeguar hap pas hapi në këtë artikull.

Përbërësit: 1.5 kg mish qengji pa kocka, 5 lugë gjellë vaj ulliri, 1 lugë gjelle piper i zi, 3 qepë të verdha mesatare, 2 thelpinj hudhër, 4 domate të mëdha, 1 spec djegës, 500 ml ujë, 300 ml kos dhe kripë.

Përgaditja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete supe, këshillohet që të ngrohni vajin në një tenxhere në nxehtësi mesatare.

Shtoni aty qepët e grira hollë dhe lërini të skuqen për të paktën 10 minuta e më pas hidhni specin djegës të grirë hollë.

Ilustrim

Po aty shtoni edhe piperin e zi të sapo bluar, dhe thelpinjtë e hudhrës së shtypur, duke përzier vazhdimisht për 2 minuta të tjera.

Më pas hidhni domatet e qëruara e të grira dhe gatuajini në nxehtësi mesatare për 4 minuta.

Kur të jenë skuqur mjaftueshëm, shtoni dhe mishin e qengjit të ndarë të copa të vogla, përziejini mirë.

Pas 4 minutash që keni hedhur mishin shtoni ujin ose lëng perimesh, bashkë me kosin dhe përziejini derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri tjetrin.

Hidhni kripë sipas dëshirës teksa përzieni.

Mbylleni tenxheren me kapak dhe lëreni të zihen në temperaturë të ulët për 2 orë, duke e përzier supën me kujdes çdo 15-20 minuta.

Ilustrim

Supa juaj do të jetë gati kur të shikoni që mishi i qengjit është zbutur dhe gatuar aq sa duhet.

Më pas mund ta shërbeni sipas dëshirës duke e shoqëruar me pak oriz mënjanë.

Kjo supë e mrekullueshme dhe e veçantë do të kthehet shumë shpejt në të preferuarën e të gjithë familjes.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika