Përgatitja e akulloreve në kushtet shtëpiake

Ndërkohë që temperaturat e larta kanë ardhur, dëshira për të ngrënë ushqime të freskëta dhe kryesisht akullore shtohet. E ku ka më mirë se desertin tuaj të preferuar ta përgatitni në shtëpi

Mënyra e përgatitjes së akulloreve

Përfitimet shëndetësore të akullorës së bërë në shtëpi janë të shumta, nëse konsumohen në mënyrë të moderuar. Përgatitja e akullores në shtëpi rrit përfitimet shëndetësore të akullorës në mënyrë drastike duke ruajtur vlerat thelbësore të qumështit.

Akullojra konsideroheht jo e shëndetshme vetëm për shkak të sheqerit të lartë që përmban. Ndërkohë, nëse e bëjmë në shtëpi, ne mund të kontrollojmë llojin dhe sasinë e sheqerit të shtuar. Ka shumë zëvendësues të shkëlqyeshëm të sheqerit, siç janë mjalta, frutat ose tabletat pa sheqer. Duke zëvendësuar sheqerin me mjaltë, ndihmon në uljen e kalorive dhe karbohidrateve të marra.

Italia mbahet për akulloret e saj që të mrekullojnë më shijen freskuese.

Akullore me pana e përgatitur në shtëpi ka shumë avantazhe pozitive. Produktet mund t’i zgjedhim cilësore dhe mund të përgatitet pa shtuar konservantë ose ngjyrues ushqimorë.

Përbërësit:

120 ml pana e freskët

240 ml qumësht

80 g sheqer

10 ml esencë vanilje

Fruta të stinës.

Ilustrim

Përgatitja

Në një enë hedhim qumështin së bashku me pana dhe esencën e vaniljes. Për një shije më të fortë ju këshillojmë të përdorni një shkop vanilje, duke e ndarë në mes dhe duke hedhur në masë farat e saj.

Masën për akulloren me pana e vendosim në zjarr të ulët dhe duke e përzier vazhdimisht, hedhim sheqerin e trazojmë mirë dhe e lëmë për 5 minuta të tjera në zjarr. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Hedhim masën e ftohur në enën e akullores dhe aktivizojmë makinerinë e akullores për 30 minuta. Çdo 10 minuta duhet ta ndalojmë dhe ta përziejmë mirë duke hequr bordin që të mos formohet akulli.

Pasi akullorja me vanilje merr një formë homogjene dhe të plotë, e hedhim në enë dhe e vendosim në frigorifer në ngrirje. E lëmë të pushojë për të paktën 2 orë në frigorifer.

Akullorja me vanilje është gati, përpara se ta shërbejmë duhet ta lëmë për disa çaste në temperaturë të ambientit dhe sipër shtojmë fruta sipas dëshirës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika