Përgjigjja e Argjentinës ndaj peticionit të Francës për ta përsëritur finalen e Kupës së Botës: Ndaloni së qari

Në Francë ka nisur një apel për rishfaqjen e finales së Kampionatit Botëror, ndërkaq përgjigjja e ndjekësve të kombëtares së Argjentinës nuk ka vonuar

Argjentina pasi triumfoi 4-2 me penallti ndaj Francës në finale të Kupës së Botës

Franca nuk është ende e kënaqur me rezultatin e finales së Botërorit të Katarit 2022, ku humbi në penallti kundër Argjentinës.

Nga kjo pakënaqësi, në Francë filloi një peticion nënshkrimesh përmes internetit, për ta rishfaqur finalen e Kupës së Botës.

Faqja e sondazhit ka më shumë se 200 mijë nënshkrime, ku francezët janë të zemëruar me zyrtarizimin e lojës.

Përgjigjja e Argjentinës

Përgjigjja e ndjekësve të kombëtares së Argjentinës nuk ka vonuar.

Valentin Gomez, një llogari argjentinase në Twitter, filloi një iniciativë për t’iu përgjigjur francezëve.

“Nëse francezët po mbledhin nënshkrime për një rishfaqje të finales së Kupës së Botës, unë propozoj që ne të përfitojmë nga momenti i unitetit të argjentinasve dhe të mbledhim nënshkrime në mënyrë që francezët të mos qajnë më dhe të fitojnë Kupën e Botës së nënshkrimeve”, ka thënë Gomez, raporton Marca.

Në vetëm pak orë, peticioni argjentinas kishte më shumë se 30,000 nënshkrime.

Rrjetet sociale u mbushën me komente se Argjentina ishte kampionia e ligjshme.

“Qëkur i mundëm në finalen e Kupës së Botës, francezët nuk kanë pushuar së qari, duke u ankuar dhe duke mos pranuar që Argjentina është kampione e botës”, thuhet në një koment.

“Po të mos ishte Mbappe, ata nuk do të arrinin as në penallti”, shkruante një tjetër.

Analizat

Një fitore e Messit në finalen e Botërorit apo një...

Argjentina luan me Francën në finalen e së dielës, duke filluar nga ora 16:00, në stadiumin Lusail. Messi, 35 vjeç, ka fituar shtatë çmime rekord...

Gjashtë lojtarët që kanë dominuar në Kupën e Botës

Argjentina përballet me Francën në finalen e Kupës së Botës këtë të diel, me Lionel Messi dhe Kylian Mbappe që frymëzuan kombin e tyre...

Argjentina e frymëzuar nga himni i Kupës së Botës “Muchachos,...

Nëse e keni parë Argjentinën në këtë Botëror, atëherë edhe do ta keni dëgjuar këngën e nisur nga një tifoz, e cila u bë...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika