Pesë komunat e vërshuara së shpejti me raporte për vlerën e dëmeve

Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu dhe Podujeva, janë në fazën e përpilimit të raporteve për të vlerësuar dëmet që kanë shkaktuar vërshimet e ujit. Nga të dhënat fillestare vetëm në komunën e Skenderajt sipas zyrtarëve të saj, vlera e dëmeve i afrohet shifrës 10 milionë euro. Komunat thonë se me kapacitetet që kanë është i pamundur kompensimi pa ndihmën e Qeverisë

Foto ilustrim nga vërshimet në Komunën e Pejës, Mitrovicës dhe Podujevës

Nga vërshimet e fundit komuna e Skenderajt llogaritet të jetë ndër më të dëmtuarat. Kryetari Fadil Nura thotë se ka vizituar të gjitha pjesët që janë dëmtuar nga uji. Gjendje për të cilën së shpejti prite të dalin me një raport të detajuar.

“Nuk kemi një vlerësim ende të detajuar, në kuptimin e statistikave por mund të them diku vlera sillet mbi 10 milionë euro. Përfshirë mbi 300 ekonomi familjare, shtëpi banimi”, ka thënë Nura.

Për shkak të vlerës së lartë të dëmit, Nura thotë e llogarisin në ndihmën e nivelit qendror.

Pos kësaj përmes një fondi publik, nënkryetari Sami Lushtaku ka kërkuar ndihmë për familjet e prekura në Skenderaj.

Në gjendje më të mirë nuk është as komuna e Mitrovicës, ku vlera e dëmeve nga vërshimet kap shifra milionëshe.

“I kemi komisionet, i kemi në terren edhe janë duke i kryer punët. Raporti ish dashtë me dal deri ka fundjava po tash puna është se kjo ende nuk ka kaluar, jemi duke e përcjellë edhe motin, por jemi në terren. Po vlera është milionëse, sigurisht mbi pesë milionë euro janë dëmet që janë shkaktuar në komunën e Mitrovicës, janë diku mbi 10 ura të dëmtuara”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.

Përpos në këto zona, vërshimet i kanë goditur edhe disa komuna në rajonin e Dukagjinit, dëme për të cilat tashmë ka raporte fillestare.

“Raportin e kemi, deri të mërkurën e finalizojmë. Po një vlerësim preliminar veç e kemi, dëmi e kalon vlerën dy milionë euro, me infrastrukturë, me ekonomi familjare dhe me bujqësi”, ka thënë koordinatori i shtabit emergjent në Istog, Genc Ademaj.

“Absolutisht pa ndihmën e Qevërisë si komunë nuk do të mund t’ia dalim për arsye së dëmet kësaj radhe janë shumë më të mëdha. Komisioni do të përfundoj punën shumë shpejt nga përfova në muajin nëntor”, ka thënë zëdhënsja e Komunës së Klinës, Vlora Tafili.

Herën e kaluar sipas saj janë ndarë nga komuna 86 mijë euro, ndërkaq dëmet këtë herë janë shumëfish më të mëdha. Edhe zyrtarë të komunës së Podujevës për RTV Dukagjini kanë thënë se janë në përpilim të raportit për të vlerësuar dëmet.

Sa i përket dëmeve në fushën e bujqësisë, Ministria e Bujqësisë thotë se vlerësimi do të bëhet nga një komision në kuadër të Qeverisë.

“Sa i përket kompensimit të dëmeve për vitin 2023 ju njoftojmë se pas takimit që kemi pasur kohë më parë me Komisionin e Dëmeve në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, jemi dakorduar që për të gjitha dëmet që ndodhin nga fatkeqësitë natyrore për vitin 2023 t’i trajtoj Komisioni adekuat Qeveritar, ndër to përfshihen edhe dëmet në sektorin e bujqësisë, siç është e përcaktuar me Ligjin Nr. 04/-L-027 për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, si dhe Rregullore (QRK) – Nr. 17/2015 për Metodologjinë e Vlerësimit të Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera”, kanë thënë nga ministria.

Ndërkohë nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë kthyer përgjigje se si po planifikojnë ta organizojnë kompensimin e dëmeve për pesë komunat e dëmtuara.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika