Plani i zgjerimit i BE-së mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që të takohen të hënën në Shkup. Që të dy e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili me aprovimin e Komisionit Evropian do të mbahet në Maqedoni të Veriut. E gjithë ngjarja është në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së.

Plani i zgjerimit i Bashkimit Evropian, do t’i bëjë sërish bashkë liderët Ballkanit Perëndimor.

Kësaj radhe, Shkupi është nikoqir i takimit, ku do të marrë pjesë edhe James O’brien, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Deri tash, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

 

Temë kryesore është plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, për të cilin, në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi 6 miliardë euro grante.

“Kosova duhet të trajtohet e barabartë dhe duhet të provoj të bashkëpunoj me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mos koncentrohet vetëm me takime me Serbisë si proces i dialogut, sepse në proceset e tjera po ngelet prapa. Prandaj për neve si Kosovë është me rëndësi që takime të tilla të shfrytëzohen për të avancuar e Kosovës tutje”, tha analisti Visar Xani.

Ndër çështjet më të rëndësishme është edhe pjesëmarrja në ngjarje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të dy u takuan edhe pak ditë më parë në forumin ekonomik në Davos të Zvicrës.

Në Shkup mund të flitet edhe për zhvillimet e fundit në raportet Kosovë – Serbi, si njohja e targave, e nisja e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore.

Arifi: Serbia është lojtare pozitive dhe pjesa veriore do të jetë gjithmonë në situatë krizash

Këto janë lëvizje normale se kemi një zotim për zbatimin e marrëveshjes. Serbia ka filluar me hapin e parë për njohjen e targave. Serbët në veri janë të telekomanduar prej Beogradit që të fillojnë peticionin, të krijojnë kinse Serbia po tregohet më shumë lojtare pozitive. Peticioni, kjo mënyra se si ka zgjedhur qeveria të shkohet në zgjedhje në komunat veriore do të marrë kohë , të themi një kohë optimale ku do të kemi kryetarë të ri në veri është fundi marsit, fillimi prillit që është një kohë e humbur për Kosovën dhe në formë se si do të shkarkohen kryetarët, nuk po e shoh pozitive se rezultati po del zero-zero, pra ata kanë qëndruar kot në ndërtesa sepse prapë Serbia do të del në pushtet dhe do të kthehemi në pikat zero”, tha profesori Dritëro Arifi.

Pjesë e tryezës do të jetë edhe drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman, si dhe organizatat rajonale si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA, si dhe disa institucione financiare ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika