Policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë, Hoti: Tregon mungesën e përgjegjësisë ndaj tyre

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë lidhur me situatën që policët nuk po i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë lidhur me situatën që policët nuk po i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë.

Hoti ka thënë se do të ishte e kuptueshme nëse këto shtesa do të vonoheshin për një muaj, pasi sipas tij, duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave.

“Por, të mos paguhen për katër muaj, tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë”, ka shkruar Hoti.

Policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë tash e katër muaj.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika